Histori e trishtë/ “Nuk ia dal dot më”, nëna me 2 fëmijë...

Histori e trishtë/ “Nuk ia dal dot më”, nëna me 2 fëmijë apel: Mbijetesa e pamundur

522
0

Në emisionin “Me Zemër të Hapur” në Neës24, sot ka ardhur rrëfimi i një nëne që rrit e vetme dy fëmijë dhe jeton në kushtet e mbijetesës.

Ajo tha se ish-bashkëshorti e keqtrajtonte dhe e dhunonte e madje e ka denoncuar në polici duke marrë edhe urdhër mbrojtje. Por se tani, ai nuk do t’ia dijë më.

“Jam nëna e dy fëmijëve dhe kam nevojë për ndihmën tuaj. Jam divorcuar nga bashkëshorti im ne vitin 2016 pasi ai më dhunonte e keqtrajtonte, pasojat e kësaj dhunë i vuaj akoma dhe sot.

E kam denoncuar në polici dhe jam pajisur me urdhër mbrojtje 2 vite më parë, por jetoj ende me frikë. Pas divorcit gjykata vendosi që për 2 fëmijët do te kujdesesha unë ndërsa ai do të paguante një pension ushqimor. Deri me sot nuk ka paguar asnjë qindarkë për ta dhe zyra e përmbarimit nuk ka bërë asgjë”, tregoi ajo.

 

 

Gruaja tha se jeton me fëmijët në shtëpi me qira dhe bëri apel që autoritetet të bëjnë të mundur që të respektohet vendimi i gjykatës.

“Jetojmë në një shtëpi me qira dhe paga ime minimale nuk mjafton as për të paguar qiranë e shtëpisë. Vajza është 8 vjeçe ndërsa djali 3. Po luftoj çdo ditë për ta, por ndiej se nuk po ja dal dot me. Ju lutem më ndihmoni që vendimi i gjykatës të respektohet dhe unë me fëmijët e mi të mund të kemi një jetë normale”, tha nëna e dy fëmijëve.