Me vendim të Gjykatës së Posaçme është bërë një kontroll i befasishëm në banesat e 7 zyrtarëve të Kadastrës së Durrësit.
Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Mësohet se kontroll është ushtruar edhe në banesën e ish-regjistruesit të këtij institucioni, Bedri Luku.
Aksioni në fjalë është bërë pas një hetimi nga ana e SPAK që lidhen me çështjet e pronave. Ndërkohë, Lala konfirmon se Luku, pasi është shoqëruar në polici, është lënë i lirë.
Nuk dihet ende nëse janë gjetur sende komprometuese apo të paligjshme në banesat e zyrtarëve.