HAVANA – Kuba mbështet hapur Venezuelën përballë Trump

HAVANA – Kuba mbështet hapur Venezuelën përballë Trump

436
0

Kuba denoncoi ashpër sanksionet e dekretuara kundër Venezuelës nga ana e presidentit amerikan Donald Trump dhe i bëri thirrje Amerikës Latine për të mbrojtur parimet e “zonës së paqes” të arritura në 2014 mes vendeve të rajonit.

“Kuba dënon ashpër dekretin e nënshkruar dje nga ana e presidentit të SHBA, Donald Trump, dukeparashtruar sanksione të reja dhe më të rënda ekonomike dhe financiare ndaj Venezuelës”, deklaroi zëvendësministri kuban i Punëve të Jashtme, Abelardo Moreno, deklarata e së cilit u publikua sot në gazetën “Juventud Rebelde”.

“Havana kundërshton masat e padrejta, të njëanshme, arbitrare, të paligjshme dhe që cënojnë të drejtën ndërkombëtare që vijojnë të merren kundër qeverisë kushtetuese të drejtuar nga presidenti Nicolas Maduro”, njoftoi Moreno.

Donald Trump nënshkroi të premten një dekret që ndalon blerjen e aksioneve të reja të lëshuara nga qeveria e Venezuelës apo nga kompania shtetërore e naftës PDVSA./