“Hapni shtëpitë publike”/ Moderatorja reagon ashpër për lajmin e bjondes së OFL

“Hapni shtëpitë publike”/ Moderatorja reagon ashpër për lajmin e bjondes së OFL

501
0

Moderatorja Fatma Haxhialiu mesa duket është acaruar nga titujt: “Fotot/ Zbulohet kush është bukuroshja me syze e OFL-së që po çmend rrjetin”.

Fatma ka shkruar një status te gjatë në Instagram për mënyrën si është trajtuar zbulimi i imazhit të përfaqësuese së OFL-së, Eljes Breca.

“Nuk mund te rrija pa reaguar per keto lajme idiote dhe skandaloze.

Ironizoni gjithcka lidhet me punen dhe vendin e punes te polices ne fjale, po c’pune keni me ate personalisht dhe me fizikun e saj. Kujt i hyn ne pune sa seksi eshte dhe sa te bukura i ka floket?

Ca dreqin keni me fizikun e saj, seksi apo jo?

Turp t’ju vije te gjitheve palo media, ca jane keto ironira dhe tituj lajmesh bjondia seksi qe tronditi rrjetin, apo zbuloni bukuroshen qe fshihet pas syzeve dhe kapeles. Ne radhe te pare a nuk e demton kete police ne detyre, zbulimi i identitetit?

Ne radhe te dyte, po mortja qe nuk ju ha qe ngelet shpellare te pangopur nje jete dhe i shikoni grate si organe seksuale qe ecin!

Ne radhe te trete, ju lutem hapni shtepite publike se gjysma e te keqijave ne kete vend, na vijne nga meshkujt e frustruar e te pashprehur seksualisht! T’ju vij turp!!!

#neveri“- shkruante moderatorja krahas poftimit.