Hakmerret Kina. Tarifë 84% për mallrat nga SHBA, Sekretari amerikan i Thesarit: Për të ardhur keq! Në vend që të negociojnë…

Sekretari amerikan i Thesarit Scott Bessen ka deklaruar se kundërpërgjigja e Kinës për të rritur tarifat e saj ndaj mallrave amerikane në 84 për qind, është për të ardhur keq. “Unë mendoj se është për të ardhur keq që Pekini në fakt nuk do të vijë dhe të negociojë, sepse ata janë shkelësit më të këqij në sistemin ndërkombëtar të tregtisë,” tha Bessent në një intervistë me Fox Business Network.

Kur u pyet për largimin e mundshëm të aksioneve kineze nga bursat amerikane, ai tha se gjithçka është në tryezë.

Author: vizional