
Kanali televiziv britanik, BBC World News është ndaluar të transmetohet në Kinë, njoftoi të premten Administrata Kombëtare e Radios dhe Televizionit, një javë pasi rregullatori i medias britanike revokoi licencën e transmetimit të televizionit shtetëror kinez.
Me anë të një deklarate për mediat, administrata tha ka pasur gjetje se raportet e Kinës në lidhje me BBC World News kishin “shkelur seriozisht” rregulloret, duke përfshirë edhe lajmet , sepse duhet të ishin “të vërteta dhe të drejta”, e se thuheju se “kishin dëmtuar interesat kombëtare kineze dhe shkatërruar unitetin kombëtar”.
Prandaj, kanali nuk plotëson kërkesat për kanalet e huaja që transmetojnë në Kinë dhe aplikimi në transmetim për një vit tjetër nuk do të pranohet, u tha nga ana e administratës.
Më 4 shkurt, rregullatori i medias britanike Ofcom revokoi licencën e China Global Television Network (CGTN) për të transmetuar në Mbretërinë e Bashkuar, pasi u zbulua se licenca ishte mbajtur padrejtësisht nga Star China Media Ltd.
Kina kritikoi vendimin si të politizuar, dhe paralajmëroi se rezervonte të drejtën për të zhvilluar një “përgjigje të nevojshme”.