‘Hakmarrja’ ndaj Arilenës/ U tha se do të përfaqësojë San Marinon në...

‘Hakmarrja’ ndaj Arilenës/ U tha se do të përfaqësojë San Marinon në Eurovizion, zbulohet e vërteta e Elvana Gjatës

677
0

Burime pranë këngëtares kanë mohuar lajmin, se këngëtarja do të përfaqësojë San Marinon në Eurosong 2020.

Ditën e djeshme qarkulloi me shpejtësi në medie, lajmi se Elvana Gjata mund të ishte pjesë e Eurovizion, si përfaqësuese e një tjetër kombësie. Në rrjetin social Tëitter ‘vlonin’ komentet se Elvana Gjata do të ishte pjesë e Eurosong 2020, për të përfaqësuar një mikroshtet në Itali, San Marinon, me vetëm 340.000 banorë.

 

Por, pas përhapjes së lajmit, ka ardhur dhe një reagim nga të afërm të këngëtares Elvana Gjata, lidhur me këtë çeshtje.

 

Burime pranë këngëtares u shprehën për Anabel.al se “nuk është e vërtetë që Elvana ka marrë një ftesë” dhe “janë po aq të surprizuar sa vetë ndjekësit”.

 

Me sa duket, e gjitha ka nisur si një lojë dhe dëshirë e fansave të këngëtares në mbarë botën, që e kanë pëlqyer shumë këngën pjesmarrëse në RTSh “Me Tana”.

 

 

Rreth një muaj më parë u mbajt Festivali i Radio Televizionit Shqiptar dhe Elvana Gjata ishte një nga pretendetet kryesore për të fituar çmimin e madh. Por, fituese për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion 2020, doli Arilena Ara, dhe Elvana Gjata e shfaqi hapur zhgënjimin.