Majlinda Halilaj, deputetja e cila ka zëvendësuar në Kuvend kreun e PD, Lulzim Bashën, një ditë më parë shokoi mbarë opinionin publik.
Pas shumë muajsh në Kuvend, Majlinda mori dje guximin të fliste për herë të parë, mirëpo nuk arriti të lexonte edhe ato që kishte shkruar në letër.
Teksa ‘performaca’ e saj në Kuvend i la të gjithë pa fjalë, deputetja ka bërë një reagim në rrjetet sociale dhe më pas e ka fshirë.
Sipas Halilajt, ‘gabimet janë për njerëzit dhe askush nuk është perfekt’.
“Gabimet janë për njerëzit çdo kush gabon nuk është perfekt, por çdo gabim ka një arsye, nuk gjykohet njëri nga gabimet por nga mendimet që ka. Sot për arsye shëndetësore të problemit me syrin nuk isha e qartë për publikun”, është shprehur ajo dhe duket se deputetja nuk është e mirë edhe në të shkruar.
Nga ana tjetër deputetja mund ta ketë harruar se përfaqëson zërin e shqiptarëve në Kuvend dhe ndoshta gabimi i vetëm ishte emri i saj në listat e PD që për rrjedhojë e uli në karrigen e Lulzim Bashës.