Grupi ‘Bajri’ i shpëton burgut, të gjithë anëtarët fitojnë lirinë, vitet e...

Grupi ‘Bajri’ i shpëton burgut, të gjithë anëtarët fitojnë lirinë, vitet e paraburgimit të baratarta me vitet e dënimit nga Gjykata

436
0

Të gjithë anëtarët e grupit “Bajri” fitojnë lirinë. Mësohet se Gjykata e Shkodrës ka përfunduar gjykimin për këtë dosje dhe ka shpallur fajtorë të gjithë pjestarët e grupit të arrestuar 2 vite më parë.

 

Gjykata e Shkodrës ka pranuar kërkesat e avokatëve Arber Hoxha dhe Sokol Tahiraj për gjykim të shkurtuar për të gjithë anëtarët. Por, pavarësisht se janë dënuar me 1 deri në 3 vite burg, Safet Bajri, Ilir Bajri, Astmer Bilali, Ermah Plaku dhe Ismet Idrizi, kanë fituar lirinë sepse koha që ata kanë pritur në paraburgim është e njëjtë me vitet e dënimit.

 

Masat përkatëse:

 

  1. Safet Bajri, deklarimin fajtor dhe denimin e tij perfundimisht me 2 vite e 6 muaj burgim.

 

 

  1. Ilir Bajri, deklarimin fajtor, per kryerjen e vepres penale te Armembajtjes pa leje dhe dhuke e denuar perfundimisht me 1 vit e 8 muaj burgim.

 

  1. Astmer Bilali, deklarimin fajtor dhe denimin me 3 vite burgim.

 

  1. Ismet Idrizi, deklarimin fajtor, per kryerjen e vepres penale te Armembajtjes pa leje dhe dhuke e denuar perfundimisht me 2 vite e 6 muaj burgim.

 

  1. Emrah Plaku, deklarimin fajtor, per kryerjen e vepres penale te Armembajtjes pa leje dhe dhuke e denuar perfundimisht me 2 vite burgim.