Kanuni i Lekë Dugagjinit, një kod i mbushur përplot rregulla e norma juridike diskriminuese ndaj gruas shqiptare, të cilat rregulla kanë lëshuar rrënjë të thella e zbatim të gjërë në përditshmërisë shqiptare, rregulla të cilat femrës shqiptare i sollën mjerim pas mjerimi, e pasojat e të cilave i ndjejmë edhe sot gjithkund rreth nesh.
Sipas Sofia Boman nga Universiteti i Malmos, Kanuni ka pasur një ndikim të thellë në kulturën dhe ligjin civil shqiptar. Madje megjithëse nuk është e ligjshme sot, ai respektohet dhe praktikohet me fanatizëm ende me ndryshime mjaft të vogla.
Ja vetëm disa prej asaj se çfarë thotë Kanuni për gratë:
Neni 28: Mu martue me kanun, do me than mu bo shpi, me ja shtue shpis ni rob (pra rob, e jo partner për bashkëjetesë) sa per krah të punve, sa për shtuem të fmive.
Neni 31: Vajza s’ka tager (nuk ka të drejte):
- a) me zgjedh fatin e vet, do t’shkoj për at për të cilin e fejojnë
- b) mu perzi në shkusi a n’fejes
- c) as në kpuc as në petka (??)
Neni 33: Gruaja asht në detyr:
- g) mos m’u perzi në fejes t’bijev e t’bijav (A thua kush i lindi ata?)
Neni 42:
Njaher, kur t’i teket djalit, asht i lir me lshu vajzen e nxanun (kur ti teket i bie për pikë të qejfit?)
Neni 43:
Vajza ner unaz, nuk ka drejt me lishu djalin ..( nën asnjë rrethanë?)
Trashegimia:
Nyje i Njezete:
Gruaja shqyptare fare tagri s’ka për trashegue, as për plang as në shpi, kanuja e xen grujen si TEPRIS nshpi. (Laj, fshij, kryej obligimet, rrit femijët dhe në fund TEPRICË?)
Këtë e gjejmë të koduar e të rregulluar juridikisht vetëm tek populli jonë!
Autore: Xhemile Saliu