‘Gruaja do të tërbohet kur ti them se ku jam’, flasin britanikët...

‘Gruaja do të tërbohet kur ti them se ku jam’, flasin britanikët që po i bashkohen luftës në Ukrainë (Rrëfimet)

540
0

Dhjetëra heronj britanikë të luftës, duke përfshirë baballarët dhe gjyshërit, po dynden në Ukrainë për të luftuar ushtrinë e Vladimir Putin. Ish-skuadrat fluturuan në Poloni përpara se të ecnin përtej kufirit dhe të niseshin drejt vijës së frontit.

 

Një snajperist, i cili shërbeu në ushtri për një dekadë, i tha bashkëshortes së tij se po shkonte për të vëzhguar zogjtë. Babai i dy fëmijëve nga Wirral, tha për “The Sun” në Medyka se “gruaja do të tërbohet kur t’i them se ku jam”.

 

“Unë do t’i telefonoj asaj kur të jem në Ukrainë dhe do t’i shpjegoj”, tha para se të shkonte në luftë. Ai foli në kushte anonimiteti dhe kërkoi që mos t’i shfaqej fytyra.

 

“Ushtria ukrainase është e mbingarkuar. Mendoj se njerëzit duhet, nëse munden, të vijnë dhe t’i mbështesin në momentin e nevojës. Kjo është diçka që duhej të bëja. Ne po përballemi me një Adolf Hitler të ditëve moderne, i cili është në tërbim dhe ai duhet të ndalohet”, ka thënë snajperisti për “The Sun”.

 

Sipas tij, të gjithë mund të bëjnë diçka. “Sa më shumë fuqi zjarri aq më mirë. Ky është legjioni i huaj ukrainas. Ata kanë nevojë për ndihmën tonë. E di që kemi sanksione, por politikanët nuk po bëjnë mjaftueshëm”, përfundoi ai.

 

Ndërsa një ish-ushtar i kthyer në fotograf ka thënë se ishte i përgatitur që të bënte sakrificën përfundimtare për të mbrojtur Evropën.

 

“Ka shumë britanikë që po largohen. Kjo do të jetë hera e parë që luftohet për shumë njerëz. Do të jetë një luftë brutale dhe nëse nuk jeni plotësisht të përkushtuar, nuk ka kuptim të jeni këtu. Putini është një i çmendur. Politikanët po bëjnë atë që munden, por ukrainasit nuk e kanë atë kohë. Putini ka shkuar aq larg në këtë rrugë sa nuk mund të kthehet. Do të ketë mijëra të vdekur”, u shpreh ai për “The Sun”.

 

Ian tha se nuk ka ardhur për të vdekur, pasi dëshiron të kthehet dhe të shohë familjen, nipërit dhe mbesa e tij. Ai ka shtuar se ndihej i detyruar që të vepronte kështu, pasi pa krizën në Ukrainë përmes lajmeve në televizion.