Dy fluturime të Alitalias do të anulohen më 14 janar. Lajmi bëhet i ditur nga Autoriteti i Aviacionit Civil, i cili sqaron se shkak është greva e lajmëruar e kontrollorëve të trafikut ajror.
“Autoriteti i Aviacionit Civil njofton të gjithë pasagjerët që do të udhëtojnë drejt Italisë se për shkak të një greve të lajmëruar të kontrollorëve të trafikut ajror në datë 14/01/2020, ora 13:00 me 17:00, do të anulohen fluturimet e Alitalias si më poshtë:
AZ 584 ROME-TIRANE 13:30
AZ 583 TIRANE-ROME 15:45
Të gjithë pasagjerët që do të fluturojnë drejt Italisë atë ditë, para nisjes në aeroport, këshillohen të informohen pranë kompanisë për statusin e fluturimit të tyre”, thuhet në njoftimin e Autoritetit të Aviacionit Civil.