Goditi Refik Halilin fill pas ndeshjes, shoqërohet në polici presidenti i Laçit,...

Goditi Refik Halilin fill pas ndeshjes, shoqërohet në polici presidenti i Laçit, Pashk Laska

473
0

Presidenti i Laçit, Pashk Laska, raportohet të jetë shoqëruar në Polici, pas një sherri të ndodhur ditën e sotme me presidentin e Tiranës, Refik Halilin.

Siç raporton “Procesi Sportiv” në Facebook, Halili e ka denoncuar në polici Laskën për goditje, dhe më pas, policia e ka shoqëruar Laskën në ambientet e saj. Siç mësohet, presidentët e Laçit dhe Tiranës, janë konfliktuar në rrugë fill pas ndeshjes, e cila u mbyll me shifrat 2-0 në favor të klubit kurbinas ditën e sotme, dhe që u mbyll rreth orës 16:00.