Godet Partizani, dy sulmues “blindojnë” sulmin

Godet Partizani, dy sulmues “blindojnë” sulmin

458
0

Sikurse bëhet e ditur dje  Partizani e ka gjetur akordin me Ekubanin, por jo Kalebin, i cili para pak sezonesh ishte nga sulmuesit më të mirë në Superiore. Bëhet fjalë për vëllain e tij, Jozefin, i cili luan si qendërsulmues. 19- vjeçari është në pronësi të Veronës dhe në sezonin e kaluar ishte i huazuar te Mantova në Serinë D. Mësohet se është gjetur gjuha e përbashkët mes drejtuesve të kuq dhe italianëve të Veronës për huazimin njëvjeçar të sulmuesit. Rol në këtë finalizim ka ish-drejtori i Partizanit, Dritan Dervishi, i cili punon për klubin italian të Veronës, që ka në pronësi 19-vjeçarin. Ekuban do të bashkohet me ekipin më 1 korrik dhe do të jetë në formë huazimi te Partizani, siç ishte edhe vëllai i tij para 3 viteve. Nga burime pranë bordit që po merret me merkaton se Partizani ka në skenë, është edhe sulmuesi tjeter Theofilus Solomon.