Gjermanët : Rashica, më i miri i të gjitha kohëve

Gjermanët : Rashica, më i miri i të gjitha kohëve

379
0

Goli i shënuar nga largësia i Milot Rashicës kundër Bayer Leverkusenit ka bërë që sulmuesi kosovar të marrë shumë lëvdata nga faqja zyrtare e Werder Bremenit, por edhe nga tifozët e tjerë të futbollit.

Bayer Leverkuseni dhe Bremeni u ndanë me barazim 2:2 në ndeshjen e zhvilluar te shtune  në kuadër të xhiros së nëntë të Bundesligës, mirëpo kosovarit iu gëzuan golit të Milot Rashicës, të shënuar në pjesën e parë të ndeshjes

Postimet online bëjnë të kuptojnë se jo vetëm kosovarët iu gëzuan këtij goli, pasi që edhe tifozë të huaj të futbollit dhe faqja zyrtare e klubit e lavdëruar Rashicën për paraqitjen e tij dhe supergolin në këtë ndeshje.

“Shiko nënë, është një GOAT (Greatest Of All Time – Më i Miri i Të Gjitha Kohëve, akronimi përkthehet në “dhi” në shqip) në fushë, @MilotRashica”, shkruan faqja e Bremenit.