Gjenerata e ardhshme iPhone 14, dalin pamjet

Gjenerata e ardhshme iPhone 14, dalin pamjet

473
0

Koncepti i fundit tregon një pamje të mundshme që do të zbukurojë gjeneratën e ardhshme iPhone 14.

Koncepti i videos tregon se telefoni premium i Apple do të ketë një ekran dytësor rrëshqitës, teknologji të re Air Charge dhe më shumë.

iPhone i ardhshëm i kompanisë pritet të vije gjatë vitit 2022 dhe sugjerohet që të zbatojë një ridizajn të plotë.

Koncepti i ri ofron një pamje alternative të pajisjes dhe lë të kuptohet se çfarë mund të bëjë Apple me modelin iPhone 14.

Videoja, e cila tregon konceptin, është publikuar nga ConceptsiPhone. U demonstrua një iPhone 14 me dy ekrane, nga të cilët ekrani dytësor është rrëshqitës.

Ekziston edhe çipi i ri A16 Bionic, teknologjitë Face ID dhe Touch ID, si dhe teknologjia e re Air Charge për karikimin e telefonit me valë.

Megjithatë, Apple nuk pritet të bëjë një kthesë kaq radikale në ndryshimin e dizajnit për iPhone 14, por është e qartë se kompania duhet të bëjë diçka të rëndësishme për t’iu bashkuar epokës së telefonave fleksibël.