arashikimi i muajit, ashtu si edhe parashikimi ditor, është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Maj vlen për njerëzit që kanë Diellin në Gaforre, Hënën në shenjën e Gaforres, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Gaforres. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentit të lindjes suaj,
Për të gjitha shenjat ekzistojnë të njejtat lëvizje planetare në qiell por ndryshimi është këndvështrimi i shenjës i cili interpretohet çdo muaj. Në këndvështrimin e Gaforres, këto janë pasojat apo rrjedhojat e secilës lëvizje të rëndësishme planetare këtë muaj.
Për shenjën e Gaforres, ky është një muaj gjatë të cilit dalloni rëndësinë e jetës suaj shoqërore dhe sociale dhe ndikimin e këtij aspekti të jetës, në fitimin tuaj financiar. Për shembull mund të ndodhë që pikërisht prej bisedës me një shok/shoqe ose dikë të ngjashëm, të zbuloni një mënyrë për të arritur diçka që ju intereson në jetën tuaj profesionale. Kjo është diçka që ka filluar qekurse Dielli erdhi në shenjën e Demit në muajin Prill më datë 20, kështu që ju sugjerohet që të jeni sa më aktivë apo të gatshëm për të folur me miqtë edhe nëse këtë gjë tani e bëjmë vetëm nëpërmjet celularit. Është një periudhë gjatë të cilës do nxirrni në pah se sa të aftë jeni që t’i jepni dashuri njerëzve të afërt, edhe pa pritur gjë në këmbim. Njerëzit që flasin me ju këto kohë, e dinë që po flasin me dikë që i do thjesht, pa interes. Thjesht bëni kujdes që nevoja juaj e thellë për dashuri e për qëndrueshmëri emocionale, të mos ju shtyjë të injoroni nevojën për ndryshim kur e shikoni këtë gjë. Nëse një marrëdhënie nuk ju jep plotësisht atë gjë për të cilën keni nevojë, ngrijeni zërin për të kërkuar ndryshim.
Më datë 3 Maj Afërdita e cila ndodhet në shenjën e Binjakëve, do jetojë një moment të vështirë me Neptunin i cili është në shenjën e Peshqëve. Nga njëra anë doni të pushoni, nga ana tjetër duhet të lëvizni. Nga njëra anë doni që të reflektoni mbi sekrete tuajat, doni të reflektoni mbi gjëra që doni të ndryshoni tek vetja, e nga ana tjetër ju kërkohet që të jeni aktiv… kështu që për disa dite do ndjeni pak tension sepse duhet të organizoheni mirë për të gjetur pikën e ekuilibrit.
Më datë 7 Maj Hëna do jetë e plotë në shenjën e Akrepit, një shenjë uji si ju që përfaqëson një gjë të bukur për Gaforren; dashurinë e vërtetë. Do ndjeheni mirë nëse jeni shumë social, dhe sa më shumë të zbaviteni apo flisni dhe kënaqeni me njerëzit, aq më pak vetëm do ndjeheni. Nëse mund të kaloni sado pak kohë jashtë shtëpie, bëjeni këtë gjë. Do jeni më kreativë, do veproni më në përputhje me emocionet tuaja dhe do e keni më të lehtë të bëni kanalizimin e emocioneve përmes gjërave kreative. Ata prej jush që janë artistë, do ndjehen shumë të dashuruar me punën e vet. Mund të vini në humor (nëse s’jeni ende) për më shumë dashuri dhe romancë, dhe do doni ta kaloni kohën duke bërë diçka romantike me dikë të veçantë. Me fëmijët tuaj mund t’ia kaloni më mirë dhe mund të ndani eksperienca emocionuese tani, ose mund të ju lind dëshira e fortë për tu bërë me fëmijë. Mund të bëheni edhe pak përtac në lidhje me përgjegjësitë tuaja të përditshme. Do doni të luani më shumë sesa të punoni. Nëse njihni një Luan, edhe ju do nxirrni “Luanin” gjatë kësaj periudhe të Hënës së plotë në Akrep e cila do ju detoksifikojë nga shumë emocione duke ju zbavitur, duke ju përkëdhelur me romancë e me argëtime. Bëni pak kontroll me ëmbëlsirat apo me ushqime që ju pëlqejnë shumë por nuk i kontrolloni masën. Ka më shumë mundësi që brenda datës 7 të merrni një konfirmim mbi punën tuaj dhe ky konfirmim do ju bëjë të ndjeheni më të sigurt me veten tuaj. Kjo Hënë e plotë do e bëjë të qartë pse duhet të ndjeheni krenarë për veten.
Më datë 11 Maj Saturni do fillojë zmbrapsjen në shenjën e Ujorit, dhe pastaj do jetë në shenjën e Bricjapit pas datës 1 korrik, dhe kjo zmbrapsje do zgjasë deri më datë 29 shtator. Në pjesën e parë, për aq kohë sa Saturni është në shenjën e Ujorit, do merrni mësime mbi vlerën e njerëzve të tjerë edhe mbi faktin se në momentin që vlerësoni të tjerët, nuk duhet të zhvlerësoni veten apo të humbni individualitetin tuaj. Nëse dikush nuk ju ka dhënë më mbështetjen e tij/saj në momentin kur ju nevojitej më shumë, mund të bëheni më të vetëdijshëm mbi këtë. Gjithashtu nëse keni bërë gabime me burimet financiare që ndani me partnerin, do kuptoni pse i keni bërë nga një perspektikë pak më shpirtërore, sepse çdo gjë është e lidhur. Pastaj kur Saturni të vijë në shenjën e Bricjapit, do filloni të bëni një rezyme të asaj çka keni mësuar në dy vitet e fundit gjatë edukimt apo ndryshimit të vendit ku jetoni. Do jetë një periudhë më interesante se sa periudha e Saturnit në Ujor përsa i përket jetës suaj personale dhe gjithashtu nëse ende nuk keni mbaruar punë me një çeshtje ligjore, mund të merreni me këtë gjë gjatë kësaj kohe.
Nga data 13 Maj deri më 25 qershor Afërdita do zmbrapset në shenjën e Binjakëve dhe dashurinë do e shprehni në mënyrë më private. Nëse jeni beqarë, nuk këshillohet të kërkoni për një njeri të ri gjatë kësaj kohe. Nëse jeni me dikë, jeta juaj dashurore do bëhet pak më rutinë të themi. Thjesht nëse keni diçka për të thënë, mos ngurroni ta thoni në vend që të bëni diçka për të cilën mund të ndjeheni keq më vonë. Nuk keni pse të ndjeheni të vetmuar kur gjithmonë mund të zgjidhni të flisni e të mos frustroheni emocionalisht me partnerin. Do keni më shumë dëshirë që të merrni vesh sekrete, të fshehta. Vlen gjithashtu për tu përmendur që gjatë kësaj kohe shumë njerëz do nisin lidhje të cilat do i mbajnë të fshehura.
Më datë 13 Maj Marsi do vijë në shenjën e Peshqëve dhe do bëheni më kurajoz se zakonisht. Çdo mundësi që dëgjoni për të lëizur, udhëtuar diku brenda vendit ku jeni, do e shfrytëzoni. Nëse jeni duke mësuar, do e shikoni se keni shumë vullnet për t’ia dalë edhe më mirë seç kishit menduar. Thjesht përpiquni që të mos tregoheni tepër kritikues me këndvështrimet tuaja. Mos harroni që nuk mund ta vëjmë dorën në zjarr për çdo mendim që kemi dhe duhet të mbajmë në konsideratë mendimin se nuk i dimë të gjitha e se nuk mund ta ngrejmë gishtin tepër shpejt. Jo për njerëzit e tjerë por për veten. Është më mirë kur jetohet me një mendje të hapur.
Më datë 14 Maj do zmbrapset Jupiteri dhe do vazhdojë i zmbrapsur deri më datë 13 shtator në shenjën e Bricjapit. Nëse ka qënë pak e vështirë për ju që të merrni vendime të kthjellta në dashuri, nuk do jetë më. Mbi gjërat që keni mësuar në raport me sjelljen tuaj me të tjerët gjatë muajve të fundit duke filluar nga dhjetori 2019, do ndjeheni krenarë.
Më datë 20 Maj Dielli do vijë në shenjën e Binjakëve ku do jetë deri më 20 qershor dhe ky është muaji përpara muajit të ditëlindjeve tuaja. Shumë shpesh është periudhë reflektimi dhe pushimi. Dmth edhe kur shkoni me pushime (zakonisht) gjatë kësaj periudhe, e keni humorin shumë chill apo të relaksuar. Kështu do jetë edhe këtë vit. Nëse jeni të lidhur me dikë, raporti juaj do ndjehet edhe më i ndjeshëm dhe sensual. Nëse mund të filloni yoga apo të ecni më shumë, bëjeni këtë gjë sepse do jetë shumë e rëndësishme për të mbrojtur ekuilibrin tuaj mendor.