Mësuesi i gjuhës dhe letërsisë shqipe Ymer Nurka ka ngritur një shqetësim nisur nga një tekst i Abetares i shkruar me gabime dhe në mënyrë jo korrekte.
Vetëm pak ditë na ndajnë nga nisja e vitit të ri shkollor dhe mesa duket problem shqetësues gjithmonë janë tekstet.
Nurka i bën thirrje të gjithë kolegëve të tij që të ngrihen të protestojnë kundrejt këtij sharlatanizmi apo sipas tij nuk e bëjnë pasi kanë frikë se mos i largojnë nga puna.
“Si mesues i gjuhes dhe letersise Shqipe po me befason ky tekst i zgjedhur keq, tek libri i Abetares. Ndertim jo korrekt i fjalive dhe qe nuk zgjojne asnje emocion tek femijet…
Natyrshem lind pyetja:
Cilet jane ata “kompetente” qe na imponojne keta tekste shkollore te hartuara joprofesionalisht ?! Ku shkoi ajo pervoje dhjetra vjeçare, apo edhe Abetarja ishte Marksiste-Leniniste?!
Po ju mesues “te perunjur” si nuk protestoni njehere kundrejt ketij sharlatanizmi, apo keni frike se u flakin nga puna?! Jam i sigurte se marketimi i ketij libri i ka kushtuar shtetit miliona, ne nje kohe kur shkencerisht nuk vlen…’, shkruan Nurka