Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me tryezën e organizuar nga prezenca e OSBE në Tiranë, për Reformën Zgjedhore, e cila pritet të mbahet më 25 shtator.
Kreu i PD, ka thënë se do e diskutojnë dhe do e vlerësojnë.
“Do t’i shikojmë, do t’i vlerësojmë, zgjidhja e krizës politike është prioriteti ynë. Natyrisht jemi të angazhuar edhe për Reformën Zgjedhore. Por, askush të mos ketë iluzione se zgjidhja e krizës politike kërkon shumë më shumë se sa një tryezë tjetër”, ka thënë Basha për gazetarët.
Në tryezën gjithëpërfshirëse të OSBE do të jetë në ftuara të gjitha partitë parlamentare dhe jo parlamentare, ku do të diskutohet për Reformën Zgjedhore.
Prononcimi i Bashës për gazetarët pas aktivitetit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë:
Pyetje: Në tryezën e thirrur për Reformën Zgjedhore më datë 25…
Lulzim Basha: Kush ju tha që ka tryezë?
Pyetje: Ju ka ardhur ftesa zyrtare…
Lulzim Basha: Po ti shikojmë ftesat se ftesat pbëhen javë për javë. Do t’i shikojmë, do t’i vlerësojmë, zgjidhja e krizës politike është prioriteti ynë. Natyrisht jemi të angazhuar edhe për Reformën Zgjedhore. Por, askush të mos ketë iluzione se zgjidhja e krizës politike kërkon shumë më shumë se sa një tryezë tjetër.