Komisioni i Disiplinës ka dhënë sot verdiktet për masat e marra rreth incidenteve në ndeshjet e javës së fundit në kategori të ndryshme e bie në sy se nga Superiorja, klubi që e ka pësuar këtë radhë ka qenë Luftëtari, me futbollistin Çela që është ndëshkuar me dy ndeshje pezullim. Ndërkaq, është paralajmëruar Teuta se si pasojë e sjelljeve të papërshtatshme të tifozëve në ndeshje, në të ardhmen mund të bëhej objekt dënimesh.
VENDIMET
1.Lojtari i KS Luftëtari Lion Çela, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit duke përdorur fjalë ofenduese, në bazë të Nenit 55/2 të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- KF Teuta, në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës.
- FK Egnatia për sjellje të gabuar të spektatorëve duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të nenit 65/4/b) të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.
- Zyrtari i KF Shkumbinit Florent Hasbajrami, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 47/2/a) të KDS dënohet me 7 (shtatë) ndeshje pezullim nga aktivitetet. Në bazë të nenit 19 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja dhe qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territori përreth fushës së lojës.
- KF Pogradeci, për sjellje të gabuar të spektatorëve, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës.
- Lojtari i KF Devolli Ronaldo Isufi, për provokim ndaj publikut, në bazë të nenit 52/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim.
- Lojtari i KF Skrapari Oltion Guri, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a) të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Skrapari, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të nenit 65/4/b) të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.
- Lojtari i FC Term Pandeli Naçi për sjellje josportive ndaj kundërshtareve në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
- Zyrtari i KF Skënderbeu U-19, Jani Kaçi për protestë ndaj vendimeve të arbitrit me fjalë ofenduese, në bazë të Nenit 55/2 te KDS denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
- Urdhërimin e riluajtjes së ndeshjes Shkodra U17 – Tirana U17 e vlefshme për Kategorinë Superiore Grupi A në zbatim të Nenit 87/1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike “Futbolli i të Rinjve U-17 dhe U-19”.
- KF Kukësi U-15 për mosparaqitje në ndeshjen kundër Brians FK në bazë të Nenit 86/2/d të Rregullores së FSHF , Nenit 30/1 të KDS ekipi që nuk paraqitet, e humbet ndeshjen me rezultatin 3-0, si edhe i hiqen 3 pikë në klasifikim nga pikët e grumbulluara.Ekipi i KF Kukësi U-15 në bazë të Nenit 12/1 të KDS paralajmërohet se në rast të përsëritjes së shkeljes, në bazë të nenit 86/2/e të Rregullores së FSHF ekipi do të përjashtohet nga aktiviteti dhe do të zbresë një kategori më poshtë.
- Ekipi i KF Burreli U-19 për aktivizimin e një lojtari i cili nuk ishte përzgjedhur për të luajtur në bazë të Nenit 30/3 të KDS humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0(tre me zero).
- Ekipi i KF Oriku U-19 për dështim në organizimin e ndeshjes kundër KF Tomori U-19 në bazë të Nenit 30/1 të KDS humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.Në bazë të Nenit 12 të KDS dhe Nenit 115 te Rregullores se Veprimtarise Futbollistike te Futbollit te te Rinjve U-17 dhe U-19 në rast se perseritet ky veprim ekipi i KF Oriku U-19 paralajmerohet per pershkallezimin e masave disiplinore.
- Lojtari i KF Bylis U-17 Krenar Skenderaj për ofendim ndaj zyrtarëve të ndeshjes në bazë të nenit 48/1/a të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
- Zyrtari i KF Butrinti U-17 Sokol Bogdo për sjellje ofenduese ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të Nenit 48/2/a të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
- Lojtari i Fotball Republic U-17 Matia Sata për sjellje të keqe ndaj kundërshtarit në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
- Lojtari i KF Vlora U-17 Ebio Tanku për sjellje të keqe ndaj kundërshtarit në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
- Ekipi KF Oriku U-17 për dështim në organizimin e ndeshjes kundër KF Tomori U-17 në bazë të Nenit 30/1 të KDS ekipi i KF Oriku U-17 humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe – 3 pikë nga klasifikimi.Në bazë të Nenit 12 të KDS dhe Nenit 86/e në rast se perseritet ky veprim ekipi do të zbresë nje kategori me poshtë.
- Pranimin e kërkesës së lojtarit Jurgen Muka për pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit.
- Pranimin e kërkesës së lojtarit Endri Koroveshi për pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit
- Pranimin e kërkesës së lojtarit Artan Jazxhi për pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit.