Fshatrat e Lumit të Vlorës – Zonë që vështirësitë i ka të...

Fshatrat e Lumit të Vlorës – Zonë që vështirësitë i ka të shumta por njerzit me shpirt bujar e punëtor – Nga Anila Ahmataj

1007
0

Zonë që vështirësitë i ka te shumta por qe njerzit i ka me shpirt bujar e punëtor. Si një zonë me një infrastrukturë tepër të vështirë,nga ku marin shkas problematikat e rrugëtimit,dhe asaj çfarë kjo zonë ofron si ekonomi për banorët e saj. Lumi i Vlorës dhe fshatrat e dy njësive administrative që ndahen nga dy bashki ,atë të Selenicës dhe të Himarës ka qënë gjithmonë një zonë e quajtur ndryshe shkretëtirë. Ndihem e detyruar por edhe njëkohësisht e indinjuar si një njeri nga ku rrënjët e mia janë të ngulitura thellë në atë zonë ku unë kam kaluar fëmijërinë të flas me saktësi dhe përpikëmeri për të gjitha këto fshatra të cilët përbëjnë nr 14.

Shtëpi të varfra,familje në nevojë ekstreme ekonomike,rrugë që nuk të çojnë as në vendin ku fëmijët e tyre kryejnë oraret mësimore,të gjitha këto janë te evidentuara për shkak dhe te punës time disa vjeçare në këto fshatra.

 

Sa e varfer në infrastrukture dhe ekonomi kjo eshte edhe një zonë e cila ka qenë dhe është pika kyçe e politikëbërjes. Shumë deputete ka dhuruar kjo zonë për Parlamentin Shqiptar,nga ku kanë ngritur zërin dhe kanë rënë në heshtje të gjumit dimror.

 

Së fundmi si një shqetesim i përhershme,por më mire do t’a quaja si një detyrim ndaj vendlindjes, problematikat që përfshijnë zonën e Lumit të Vlorës,ato elektrike,infrastrukturore,problematika se fundmi e shumë lëkundjeve sizmike.

 

Kam vizituar nga afer disa familje në disa fshatra për të parë dhe u njohur nga afër me problemin e tyre më kryesor,duke përshkuar,Gjorm,Lepenicë,Brataj nga ku këtu ndala në familjen e Fatmirit që është me kilometra larg nga qëndra e banuar.

 

Arrita të shikoj cdo vështirësi me kujdes.Ky vend,kjo zone ka nevoje per tu udhëhequr nga njerëz që brenda vetes kanë thjeshtësinë,dashurinë dhe atdhedashurinë qe nuk duhet ta përfaqësojnë kurr Parlamentin dhe Foltoren për interesa personale.

 

Falenderoj këdo që ju gjendet pranë këtyre familjeve në këtë gjëndje ekonomike,sado pak të jetë ata kuptojnë se dikush mendon edhe per ata. Evidentimin i shumë problematikave të tjera si infrastrukturore,kanalizime,probleme të elektricitetit etj etj.

Ky mision do të vazhdojë edhe në vijim per tu ardhur sado pak ne ndihme ketyre familjeve.

 

Per “Laberia News” Anila Sulaj Ahmat