Frymëzon të tjerët me pus htetin e mençurisë, zbuloni se çfarë keni...

Frymëzon të tjerët me pus htetin e mençurisë, zbuloni se çfarë keni magjike sipas shenjës së horoskopit

694
0

Pavarësisht fuqisë magjike që ke, sipas shenjës tënde zodiakale, diçka është e sigurtë: nuk ekziston një tjetër si ty dhe ditën kur ke lindur, qielli është bashkuar dhe ka formuar një eliksir kozmik me energjinë tënde dhe vetitë e tua unike.

Dashi

Ti ndez zjarr kudo që shkon. Në mitologjinë romake, planeti yt është Marsi, pardon i luftës. Je shenja e parë e zjarrit në zodiac. Zjarri yt është i pastër, sepse është fasha e parë e dritës. Është pikërisht ky zjarr që ndriçon rrugën tënde dhe frymëzon passion e kurajo kudo që shkon.

Demi

Sensualiteti yt provokon kënaqësi të tokës. Ke trashëguar joshjen dhebollëkun nga planeti yt dominues, Afërdita. Eskperimenton jetën përmes pesë shqisave të tua, gjë që bën që herë pas here të kesh sensualitet në mënyrën tënde të jetesës dhe në sjellje. Nuk është rastësi që Beltane, e njohur edhe si dita më fertile e vitit, të jetë në 1 maj.

Binjakët

Dualiteti yt është i mbinatyrshëm. Planeti dominues, Mërkuri, ishte i vetmi që mund të udhëtonte përmes ferrit. Mërkuri mund të udhëtojë në cepat e errët të psiqikës dhe mbi Tokë. Mendja jote, duke alternuar trurin e djathtë dhe të majtë, mund t’i dominojë shumë mirë të dy anët. Me pak fjalë, keni një mendje të bukur, jashtë botës së përditshme.

Gaforrja

Intuita jote është mistike dhe inkurajuese. Je bir i Hënës që evolon vazhdimisht. Ke lindur intuitive dhe je përjetësisht i bekuar nga ëngjëjt. Ke gjithashtu edhe një sërë dhuntish që të janë dhënë që nga lindja. Ndjeshmëria jote, si shqisë e gjashtë, mund të kuptojë kur njerëzit e tut ë dashur vuajnë dhe si një mistik i vërtetë, di me saktësi se për çfarë kanë nevojë.

Luani

Autenticiteti yt është i ndritshëm dhe tërheqës. Dielli është ylli yt dominues dhe energjia e tij është vibruese. Autenticiteti i tij është superfuqia më e madhe që ka dhe bota nuk ka asnjëherë të ngopur me dritë.

Virgjëresha

Ke veti kuruese natyrore. Je i/e devotshëm/e. Je përjetësisht i/e interesuar ndaj nevojave të të tjerëve dhe mendja jote mërkuriale është e ndërtuar për të krijuar perfeksionin absolut. Je shërues/e natyral kur je i/e lidhur me burim hyjnor. Mërkuri është gjithashtu planeti yt dominues, duke qenë se, në vend që të komunikosh mesazhet që merr, racionalizon dhe i ndan me mendje.

Peshorja

Energjia jote e mahnitshme është një pasqyrë magjike e asaj që të rrethon. Je natyrë kurioze dhe shumë tërheqës/e, si një bir/bijë e Afërditës. Elementi yt është ajri, ndaj jeton bukurinë e Afërditës nga një perspektivë mendore, dhe në ndryshim me Demin, i cili e sheh botën përmes shqisave tokësore.

Akrepi

Je manjetik/e dhe shumë i/e lidhur ne hyjnoren. Planeti yt dominues është Plutoni, planeti i transformimit dhe adron i ferrit. Për këtë arësye, pasionet e tua janë ekstreme dhe mendja e padepërtueshme. Je shumë intuitive/e dhe lexues/e i/e natyrshëm/e e mendjes, ndërsa ecën pa frikë përmes hijeve të mendjeve të të tjerëve.

Shigjetari

Keni optimizëm që kuron negativitetin. Je bir/jë i/e Jupiterit, planeti i bollëkut, i shërimit dhe zgjerimit. Shpesh cilësohesh si vagabond zodiacal. Optimizmi yt mund të jetë pak i ekzagjeruar, por aty jeton ti. Asgjë nuk është e pamundur për sytë e tu dhe ka gjithnjë diçka që të pret nga ana tjetër e horizontit.

Bricjapi

Frymëzon të tjerët me pushtetin e mençurisë. Je i/e ashpër, por edhe i/e besueshëm/e. Disa mund të thonë se dukesh i/e ftohtë apo i/e largët, kur në të vërtetë je thjesht i/e drejtë me veten dhe ata që të rrethojnë. Ke integritet dhe mençuri. Je prova që me shumë punë dhe dedikim, kushdo mund të arrijë shumë.

Ujori

Shpërndan paqe dhe afron njerëz. Je një rebel social, teksa udhëhiqesh nga Urani, planeti i kaosit dhe ndryshimit të papritur. Mendja jote e talentuar është progressive dhe futuriste, ndaj mund të bashkosh botën mbarë, thjesht duke qenë vetvetja. Unversi të ka bekuar me një pikëvështrimi ekcentrike dhe kjo është superfuqia jote më e madhe.

Peshqit

Intuita jote është jashtë bote dhe e mbushur me dhimbsuri. Je një hybrid kozmik i gjithë rrotës së zodiakut, ndërsa je shenja e bashkimit universal dhe hyjnores. Qeverisesh nga Neptuni, planeti i mëshirës dhe mbretërisë së subkoshiencës. Ndaj udhëton përjetësisht mes hapësirës dhe kohës. Intuita jote është hyjnore dhe zemra jote ka shumë mëshirë. Je një qenie mistike.