Një lajm i rremë, i përhapur nga CNN, po bën xhiron e botës nëpër internet dhe rrjete sociale, duke pretenduar se aktori i njohur Sylvester Stallone ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare. Thashethemet janë përhapur me shpejtësi, ndërsa ky lajm ëhstë hedhur poshtë menjëherë.
Vet aktori nuk ka komentuar për këtë shpifje të ulët të bërë ndaj tij, por disa media lokale në Los Angeles publikuan fotot më të fundit që vet aktori ka bërë publike në Instagramin e tij.
Sipas këtij lajmi të rremë, Stallone “ka ndërruar jetë” për shkak të mbidozës. Muajt e fundit kanë qenë jo të pakta lajme të tilla të gënjeshtërta për aktorë të ndryshëm hollivudianë.