Çdo lëvizje e Lori Hoxhës përbën lajm ku shumicën e rasteve vend zënë për pushimet luksoze në turet e pandalshme.
E kjo mënyrë e jetesës ka bërë që Lori, pak nga zilia e pak nga një qëndrim i ngurtë, krahas fansave të ketë edhe persona që nuk e pëlqejnë.
Këta të fundit nuk hezitojnë as të lëshojnë komente qoftë për operacionet plastike apo edhe detajet tjera.
Një prej komenteve të fundit të kësaj natyre duket se e ka nervozuar pak Lorin e cila e ka shpërndarë me emër të plotë personin që fliste për atletet e saj nën mbishkrimin: ‘O Zot i madh, ju jeni të gjithë budallenj’.
Mos e ka tepruar pak Lori duke u tallur në cilësimet për personat që e ndjekin e të cilëve realisht iu ekspozohet?! Hmm.. /Prive.al/