Pas lajmit se ambulanca të shumta kanë shkuar në vilën qeveritare në Dhërmi, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama, i cili prej ditësh është duke shijuar pushimet e tij verore, së bashku me familjen.
Me një reagim në faqen e tij në Facebook, Rama thotë se nuk ka asnjë problem.
“Nuk arrij ta kuptoj çfarë lloj mediash kemi! Me 1 foto autoambulance alarmojnë kot njerëzit e meazallah se bëjnë verifikimin më të vogël”, shkruan kryeministri në Facebook.
Ndërkaq pushuesit fqinjë të kryeministrit pohojnë se ambulanca të shumta kanë lëvizur gjatë gjithë ditës.
Pyetja që shtrojmë është: Sa ju duhet ambulancave për të bërë ndërrimin e turnit? Qartësisht duket se të gjitha palët po fshehin diçka.
Gjithsesi lajmi i mirë është që kryeministri thotë se është mirë.