Një këmbësor është aksidentohet nga një makinë në Elbasan, pranë Prefekturës së qytetit.
Sipas të dhënave, makina nuk ka qenë me shpejtësi. Shoferi i mjetit i ka dhënë ndihmën e parë të aksidentuarit, identiteti i të cilit nuk dihet dhe më pas është transportuar me ambulancë për në spital.
Ndërkohë mësohet se i lënduari ka marrë goditje të rëndë, edhe pse mjeti ka qenë me shpejtësi të ulët. Policia ka nisur hetimet.