Takimi mes Teutës dhe Partizanit, luajtur në Durrës, solli shumë polemika, për shkak se nga fusha e lojës dolën pesë lojtarë me karton të kuq. Zv.kryeministri, Erion Braçe, i cili është një tifoz i Partizanit ka reaguar në lidhje me arbitrimin e ndeshjes.”Vendosën arbitrat!”, shkruan Braçe,tallje me ata që kanë pasion futbollin apo krim ndaj atyre që paguajnë për futbollin, ndajeni vetë!”.
Por mesfushori i Teutës, Sherif Kallaku me anë të një postimi në instagram, ka shpërthyer ndaj Braçes.
Ai shprehet se ndjen keqardhje, kur sheh zv.kryeministrin të merret me Partizanin dhe jo me pasojat e tërmetit të 26 nëntorit. Ja çfarë shkruan Kallaku:
“Këto ditë nuk kemi qenë të qetë në fushë. Në çdo hap, në çdo pasim, në çdo goditje topi, mendja dhe zemra ka qenë te miqtë e mi në Bubq, tërmeti i 26 nëntorit i la pa shtëpi.Por kur shikoj zv.kryeministrin e vendit tim që në këto kohë të dhimbshme gjen kohë të merret me “padrejtësitë” e Partizanit, ndjej dyfish më shume dhimbje, jo vetëm për miqtë e mi në Bubq, por për të gjithë shqiptarët”.