Një 20 vjeçare e quajtur Lena Meyer ka bërë ndoshta dhuratën më të veçantë dhe origjinale që një motër mund t’i bëjë të vëllait. Ajo ka shpenzuar plot 120 orë për të pikturuar me detaje, hartën e serialit të famshëm “Game of Thrones” si dhuratë për ditëlindjen e vëllait.
20 vjeçares i pëlqen të pikturojë me teknika kreative, kështu që vendosi që një nga faqet e murit në dhomën e vëllait të mbulohej me hartën e “Game of Thrones”.
“Pasi pa seritë e “Game of Thrones”, vëllai im u bë një fans i madh i tyre. Meqënëse nuk gjeta asnjë gjerman që ta printonte si poster, unë vendosa që ta pikturoja vetë hartën. M’u deshën mbi 120 orë për të vizituar malet, pemët dhe shtëpitë dhe shpesh nuk më mbanin nervat. Por nuk u dorëzova,” është shprehur ajo. Dhë në fund rezultati është i mahnitshëm, një hartë 1.50m x1.20m.