E shikoni këtë police seksi? Fotot e saj janë përhapur gjerësisht në internet ditën e sotme, e ndërsa të shumta janë femrat që kanë nisur të xhelozojnë linjat e saj trupore, nuk janë të paktë meshkujt që kanë nisur të ëndërrojnë arrestimin nga ana e saj.
Duket si një police mjaft joshëse, bionde, me të pasme të kolme e me gjoks disi të fshehur nën jelek, por në të vërtetë është balerinë. Quhet Armida Basha dhe ka postuar në profilin e saj në Facebook disa foto e veshur me uniformë.
Në realitet bukuroshja është bërë pjesë e një klipi, ku me sa duket ka një rol që i shkon jashtë mase. Vajza studion koreografi e në këto foto mban në dorë një pistoletë dhe fytyrën e ka të mbuluar me kapuç.