Autobuzi i kombëtares shqiptare i cili është në pronësi të FSHF-së është braktisur prej 4 ditësh në autostradën Elbasan-Tiranë. Mjeti që përdoret për udhëtimet brenda vendit të përfaqësueseve të moshave duket se ka pësuar një defekt të rëndë gjatë kthimit për në Tiranë të kombëtares U-21 pas ndeshjes kualifikuese ndaj Estonisë, të luajtur në “Elbasan Arena” më datë 12 qershor.
FSHF-ja nuk ka bërë asnjë njoftim për ndonjë problem të hasur gjatë udhëtimit të futbollistë të përfaqësueses Shpresa. Megjithatë autobuzi i parkuar në korsinë e emergjencës në autostradë tregon se në Federatë nuk kanë pasur kohë të merren me të duke parë dhe situatën e ngarkuar me ngjarje të ditëve të fundit, teksa trajneri Xhani De Biazi dha dorëheqjen nga kombëtarja A.