Investimet e Bashkisë së Tiranës po ndihen jo vetëm në çdo lagje të kryeqytetit, por edhe në fshatrat përreth. Gjatë ditëve të fundit, punonjësit e Mirëmbajtjes së Rrugëve po punojnë për të rehabilituar dhe asfaltuar disa rrugë në zonat rurale, duke u kujdesur për shtresat asfaltike, trotuaret, dhe ndriçimin.
Investimet e Bashkisë së Tiranës në infrastrukturë jo vetëm që lehtësojnë lëvizjen e qytetarëve, mjeteve dhe mallrave, por i japin një vlerë tjetër pronës.
Ndërkaq, ndërhyrjet do të vijojnë edhe në rrugë të tjera të Tiranës, për ta bërë sa me komode lëvizjen e qytetarëve.