Dashi
Ka frikë nga humbja e njerëzve dhe prishja e marrëdhënieve. Janë një shenjë shumë kokfortë që kërkon gjithmonë të bëhet ashtu siç thonë dhe shpesh i ofendojnë të tjerët me sjelljet e tyre. por, vetëm pasi personat e afërt i braktisin, e kuptojnë gabimin e tyre.
Demi
Mund të quhet si një shenjë letargjike, pasi adhuron rehatinë dhe luksin aq shumë sa shpesh herë tregohet dembel për çdo gjë. Një nga fobitë e fshehta të kësaj shenjë është Kinetofobia, frika për të qënë aktivë dhe për të lëvizur më shumë seç duhet.
Binjakët
Të njohur si shenja më flirtuese, ata mund ta gjejnë veten shpesh në situata të pazakonta. Ata janë shumë spontanë dhe bëjnë shumë premtime. Frika e tyre është të marrin vendime rreth diçkaje, pasi nuk janë të sigurt nëse marrin vendimin e duhur apo nëse mund t’i qëndrojnë besnikë asaj që kanë vendosur apo premtuar.
Gaforrja
Personat e kësaj shenje kujdesen gjithmonë për sigurinë e tyre dhe rehatinë. Agorafobia është frika e të qënit në një vend të rrezikshëm dhe është pikërisht fobia e fshehtë e kësaj shenje. Gaforrja nuk do të largohet asnjëherë nga zona e sigurtë dhe nuk është shenja e përshtatshme për të bërë një aventurë.
Luani
Shenja që do gjithmonë të jetë lider dhe në qendër të vëmendjes, i trembet pikërisht dështimit në një fushë të caktuar. Luani është shumë ambicioz dhe kërkon gjithmonë të jetë në krye të çdo gjëje që bëhet, prandaj frika e tyre është të harrohen nga njerëzit apo të injorohen.
Virgjëresha
Njihet si një shenjë që kërkon përsosmërinë në çdo gjë që bën dhe çdo gjë që e rrethon. Çdo rrëmujë që mund të bëhet e tremb virgjëreshën dhe e bën t’i ikë situata nga kontrolli. Në fakt e gjitha kjo sjellje vjen si pasojë e pasigurisë në vete dhe në fshehjen e të metave të veta.
Peshorja
Fobia e fshehtë e kësaj shenjë është Isolofobia, e cila ka të bëjë me të qëndruarin vetë. Peshorja do gjithmonë të jetë me dikë dhe t’i përkushtohet vetëm një personi. Nëse një person i kësaj shenje mbetet vetë pa një partner atëherë ka shumë mundësi që të kalojë edhe në fazë depresive.
Akrepi
Personat e kësaj shenje janë emocionalë dhe shohin gjithmonë botën shpirtërore të të tjerve. Është një nga shenjat më të ndjeshme, e cila gjithashtu ka një nivel të lartë ankthi dhe probleme kontrolli. Akrepi ka frikë të paragjykohet apo të vihet në lojë për mënyrën sesi mendon dhe prandaj shumë herë tregohet i rezervuar.
Shigjetari
Një nga shenjat më aventuriere dhe më entuziaste për jetën në përgjithësi, i trembet faktit që duhet të ndjekë rregullat e të tjerve. Shigjetari gjithmonë i zgjidh problemet duke u larguar, prandaj frika e tyre është të mbajnë përgjegjësi për diçka deri në fund, pa patur mundësinë të “arratisen”.
Bricjapi
Nuk njihet si një shenjë shumë sociale. Bricjapi është i dhënë pas punës dhe ndërtimit të karrierës profesionale. Një nga shenjat më me ambicie që gjithmonë do e arrijë qëllimin e tij. Nga ana tjetër, frika e kësaj shenje është që jo të gjithë do të arrijnë të kuptojnë vizionin e tyre.
Ujori
Është një nga shenjat që adhuron qetësinë dhe çdo gjë e zgjidh nëpërmjet ndjesisë së paqes që ka përbrenda. Por, kjo ndjesi që ata kanë kthehet në një frikë të madhe nëse askush nuk tregon dashuri apo të kërkojë ndihmën e tyre.
Peshqit
Personat e kësaj shenje janë shumë ëndërrimtarë dhe të apasionuar pas gjërave të bëjnë. Por ata gjithashtu mund të tregohen shumë të rezervuar. Glossofobia është frika e fshehtë e tyre e cila ka të bëjë me të folurin në publik apo mbajtjen e përgjegjësisë për punën e bërë në grup.