Fletëarreste për 14 të dyshuar lidhur me FETO-n, në Turqi

Fletëarreste për 14 të dyshuar lidhur me FETO-n, në Turqi

376
0

 

Prokurorët turq lëshuan fletëarreste për 14 persona, përfshirë ushtarë dhe policë në detyrë, për lidhjet e tyre të dyshuara me Organizatën terroriste Fetullah (FETO), tha një burim gjyqësor.

Prokurorët në provincën e Izmirit lëshuan fletëarrestet për të dyshuarit, përfshirë një shef të pushuar të policisë të shkallës së dytë, për të cilin u zbulua se ka komunikuar me “imamët e fshehtë” të grupit, anëtarë më të vjetër të FETO-s, tha burimi.

Operacionet janë duke u zhvilluar për të kapur të dyshuarit, shkruan AA. FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA, Fetullah Gülen akuzohen se orkestruan grusht shtetin e dështuar më 15 korrik të vitit 2016, në të cilin 251 persona ranë dëshmorë dhe afër 2.200 të tjerë u plagosën.

Turqia akuzon FETO-n se qëndron pas fushatës së gjatë për përmbysjen e shtetit përmes depërtimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.