Fitoi zgjedhjet, Rama paralajmëron rritjen e çmimit të energjisë: Me ardhjen e...

Fitoi zgjedhjet, Rama paralajmëron rritjen e çmimit të energjisë: Me ardhjen e verës duhet të rihapim diskutimin për fashën

258
0

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit deklaroi se në verë do të rihapet diskutimi për fashën e energjisë elektrike, duke nënkuptuar kështu rritjen e çmimit të dritave.Deklarata në fjalë vjen pak pas zgjedhjeve të 14 majit, ku PS-ja fitoi 53 bashki të vendit.

Kreu i qeverisë theksoi se deri më tani rritjen e këtij çmimi e mbulon qeveria.

“Po ju kujtoj të gjithëve atyre që na ndjekin se sot vazhdon që në faturën e energjisë elektrike për të gjitha familjet dhe biznesin e vogël dhe pjesën dërrmuese të biznesit, të jetë dora e qeverisë. Ajo që paguajnë familjet, nuk është vlera reale e faturës. Familjet shqiptare dhe biznesi i vogël paguan ekzaktësisht sa paguante me çmimin përpara krizës.

Ka rënë çmimi i energjisë në tregun ndërkombëtar, por nuk është kthyer aty ku ishte. Qeveria ka pasur dhe ka vullnetin e plotë që të paguaj. Me ardhjen verës konsumi do të rritet dhe do të duhet të rihapim diskutimin e fashës. Sot për sot jemi në këto kushte që vazhdojmë të paguajnë. Nëse do të ishim duke pasur një ekonomi lënguese, ku merret një shifër aty dhe një shifër atje si ajo përralla e asaj species që donte të zbukurohej, atëherë sigurisht që kjo rritje pagash nuk mund të bëhet. Ekonomia është rritur, ndryshe nga çfarë është thënë”, tha Rama.