FIFA 20: Gjithçka çfarë duhet të dini në lidhje me video-lojën

FIFA 20: Gjithçka çfarë duhet të dini në lidhje me video-lojën

439
0

Ora po shkon shpejt përpara lansimit të FIFA 20 këtë vjeshtë. Pas suksesit të FIFA 19, EA Sports pa dyshim do të lansojë gjëra të mëdha, ndërsa përgatiten të lëshojnë versionin e 27-të të lojës. Megjithëse nuk është konfirmuar ende, EA Sports ka të ngjarë të ndjekë formulën e provuar dhe të testuar për lansimin e lojës në të premten e fundit të shtatorit. Konfirmimi ka gjasa të bëhet në ngjarjen EA Play 2019, e cila zhvillohet në Los Anxhelos ndërmjet 7 dhe 9 qershorit. Me kalimin e viteve, çmimet e video lojërave kanë dalë jashtë kontrollit. Megjithatë, video-loja e FIFA 20 pritet të kushtojë përreth 70 euro. Këtë vit, me gjasë pritet që FIFA të inkorporojë në sistemin e lojës edhe rishikimin e ‘VAR’-it. Ndërkaq, për sa i përket ballinës së lojës, po supozohet se në mesin e lojtarëve që do të shfaqen në të do të jetë edhe Kylian Mbappe.