Fëmijët i rikthehen çerdheve dhe kopshteve me rregulla shtesë, Veliaj: GËZUAR 1...

Fëmijët i rikthehen çerdheve dhe kopshteve me rregulla shtesë, Veliaj: GËZUAR 1 Qershorin, na lumturoni pafund

543
0

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka uruar të gjithë fëmijët e kryeqytetit me rastin e 1 qershorit.

“Fëmijë të dashur, engjëj të vegjël që na lumturoni pafund me energjinë dhe çiltërsinë tuaj, GËZUAR 1 Qershorin”, shkruan Veliaj.

Ndërkohë, të veshur bukur, të qeshur dorë për dore me prindërit, fëmijët e vegjël janë rikthyer pas rreth 3 muajsh pushim të diktuar nga pandemia, në kopsht dhe çerdhe! Nën rregulla të forta sigurie, të cilat reflektohen që në hyrje të godinave, ky 1 qershor që përkon edhe me festën e fëmijëve, i gjen nën shoqërinë e bashkëmoshatarëve

 

Në sinjalistikën e vendosur në oborr, prindërit me fëmijët në krah ose për dorë ruajnë distancën prej minimumi 1.5 metra. Më pas, në derën kryesore është vendosur një vaskë e vogël, ku fëmijët dezinfektojnë këmbët në hyrje, e ndërsa prindërit plotësojnë një formularë lidhur me historikun e familjes së tyre gjatë këtyre 3 muaj pandemie, nëse kanë pasur ndonjë simptomë, të afërm apo vetë personalisht të infektuar nga COVID-19.

 

Fëmijët i nënshtrohen gjithashtu edhe matjes së temperaturës me termometrin digjital. Ajo që vihet re, dhe duket se do të jetë një panoramë që do të na shoqërojnë për një kohë të gjatë, është se gjyshërit nuk janë “partnerët” më të mirë të fëmijëve në këto ditë. Kjo si një masë mbrojtëse për gjyshërit, të cilët janë më të rrezikuar nga ky virus. Fëmijët shoqërohen vetëm nga njëri prind, mami ose babai për të shmangur grumbullimet e mëdha.