Nëse keni probleme me flokët e thatë ose vëreni se ata janë pa jetë, me maja të dyfishta dhe të lodhur mund të përgatisni një balsam zbutës dhe ristrukturues për të parandaluar këto probleme.
Receta e balsamit të flokëve të bërë vetë është e thjeshtë, por shumë efikase falë përdorimit të përbërësve ushqyes, hidratues dhe mbrojtës. Farat e linit janë një përbërës natyral shumë i dobishëm për kujdesin e flokëve falë disa përbërësve të gjendur në brendësi të tyre. Kanë veprim ristrukturues, ushqyes dhe anti-rënie të flokëve nëse keni probleme me to. Janë gjithashtu shumë të dobishme edhe për të kuruar fenomenin e majave të dyfishta.
Përbërësit:
-40 gr fara lini
-1 lugë gjelle vaj kokosi
-1 lugë gjelle vaj bajamesh
-1 lugë gjelle mjaltë
-5 pika vaj esencial rozmarine
-5 pika vaj esencial limoni
Përgatitja:
- Në një tas plot me ujë shtoni farat e linit dhe lërini aty derisa të zbuten.
- Më pas vërini në zjarr të ziejnë për 6-7 minuta.
- Duke përdorur një sitë të rrallë, kulloni farat e linit dhe hiqni mënjanë xhelin që është formuar.
- Më pas, hidhni në një vazo qelqi xhelin e krijuar, vajin e kokosit dhe të bajameve të ëmbla.
- Përzieni përbërësit me një lugë druri derisa të krijoni një përbërje homogjene.
- Shtoni dhe vajrat esencialë dhe përziejeni përsëri përmbajtjen.
- Receta juaj e balsamit të flokëve është gati.