Momente tensioni janë shënuar vetëm pak momente më parë në Gjykatën e Fierit, ku familjarët e 8-vjeçarit Mateo kanë hyrë në ambientet e Gjykatës, dhe kanë tentuar që të thyejnë çdo gjë. Familjarët e kanë hapur derën me forcë, dhe janë përplasur dhe me punonjësit e policisë.
Familjarët kërkojnë që të hyjnë në sallën e gjyqit, ndërkohë që të pranishëm janë dhe prindërit e vogëlushit.
Mes dhimbjes dhe irritimit familjarët kanë shpërthyer dhe në drejtim të mediave, dhe kanë thyer mikrofonat e disave prej ekraneve të pranishme.
Gazetarja e Fax News Fatmira Bajramaj raporton se autori Klodian Çalamani nuk ka mbërritur ende në Gjykatën e Fierit.