Drenica u shndërrua në shekullin e XX-të kryeqënder e lëvizjes kombëtare për çlirim, ku spikati Prekazi si bazë e aksioneve të rrufeshme e të guximshme luftarake.
Sëpata e Ahmet Delisë, pushkët e Azem Bejtës, Shaban Polluzhës, Tahir e Nebih Mehës mbajtën gjallë gati një shekull shpresën e çlirimit kombëtar nga Serbia.
Në pranëverën e vitit 1981, me dt 13 maj doli në skenë Familja Jashari, kur Shaban Jashari me Hamzën dhe Ademin u betuan mbi varret e Tahir dhe Nebih Mehës se do ta vazhdojnë luftën deri në vetëmohim për çlirim e bashkim kombëtar.
Tahir Meha dhe Nebiu kishin rënë heroikisht në fushë të mejdanit me njësitet speciale të Jugosllavisë, të cilët treguan heroizëm të rrallë në luftimet e rrepta, duke asgjesuar disa prej tyre.
Shteti i Millosheviçit gjakatar e mbante nën mbikqyrje Familjen Jashari dhe e percillte vazhdimish sepse e shihte si rrezik shumë të madh që nga varrimi i Mehajve, në lëvizjen studentore të vitit 1989, për shkak të mbështetjes që ata i baënë asaj e në vazhdim.
Me dt 30 dhjetor të vitit 1991, në virgjilje të vitit të ri 1992 Ushtria Serbe sulmoj për herë të parë Jasharajt, por u detyrua të terhiqet për tu rikthyer me forca me të shumta me dt 22 janar të vitit 1998, në sulmin e dytë dhe përsëri kjo familje ndonëse me gra e femijë i rezistoj aksionit ushtarak megjithëse u plagosën vajzat e Ademit dhe Hamzës.
E turpëruar dhe e mundur ushtria e Kasapit të Ballkanit u tërhoq për tu shfaqur pas pak kohësh e shumtë në numër, me mjete të blinduara e artileri të rëndë me dt 5 mars të vitit 1998.
Pas tre ditësh luftime të ashpra me dt 5-6-7 mars ranë në fushën e nderit për tu përjetësuar në pavdekësi Komandanti Legjendar i UÇK- së Adem Jashari, Shabani e Hamza dhe dhjetra familjarë, mes të cilëve gra e femijë.
Këtij sulmi i mbijetoj Bashkimi, djali i Rifatit dhe Besarta, vajza e Hamzës.
Familja Jashari luftoi për tre ditë më guxim e trimëri të rrallë deri në vetëmohim, duke u pagëzuar kështu si kryefjala dhe kallzuesi më autentik i qëndresës për liri e pavarësi e për ta shkruar përgjithmonë emrin me shkronja të arta në Panteonin e Kombit Shqiptar.
Ajo u martirizua për çlirim e bashkim kombëtar.
Me aktin sublim të flijimit në emër të Atdheut u ba frymëzim për luftën çlirimtare shqiptare por edhe për lëvizjet e popujve që aspirojnë për liri.
Sot pas 22 vitesh përkulemi me respekt e mirënjohje para Komandantit të UÇK-së Adem Jashari dhe familjarëve të tij që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.
Gjaku i tyre i derdhur lumë do të mbetet kurdoherë materie e gjallë e ndërgjegjes kombëtare, me mesazhin postulat se:
“Më e shtrenjtë se jeta ime, më e shtrenjtë se familja ime është Atdheu im”.
Vepra e tyre shendrit si flakadan i pashuar përjetësisht.
Sot pas 22 viteve, në ditën e kujtesës historike të Familjes së Jasharajve, kujtojmë me pietet Komandantin Legjendar të UÇK- së së lavdishme Adem Jashari, që realizoi ëndrrën shekullore të Kosovës për liri dhe pavarësi dhe vitin që shkoi kemi festuar me madhështi 20 -vjetorin e çlirimit e para pak ditësh 12- vjetorin e Pavarsisë së saj, si dhe shembien e kufijëve mes shqiptarëve duhet ti them Bacës Adem se ëndrra juaj nuk është përmbushur.
Ju dhatë jetën për Kosovën e lirë e sovrane dhe për bashkimin kombëtar.
Por projekte të reja ndarje po hartohen në kurriz të shqiptarëve dhe kufj të rinj po ndërtojnë mes tyre.
Ogur i zi është qarkullimi i një draft- marrveshje mes Kosovës dhe Serbisë me qëllim njohjen e Kosovës nga Serbia në të cilin parashihet:
“Krijimi i Osecacionit të komunave serbe, i cili manaxhon shëndetësinë, ekonominë dhe arsimin nga Serbia.
Kisha Ortodokse Serbe me të gjitha pronat e saj në Kosovë do të jetë etnitet me pavarësi të ngjashme si të Vatikanit.
Krijimi i një komune të re serbe në Kosovë duke i marrë territor Vushtrisë, Obiliqit, Skenderajt e cila do të lidhet me Graçanicën, komunë me popullsi serbe, jetësimi i idesë mëparshme të Prilluzhës, që do të mbetej gozhda e Nastradinit.
Komuna e Lepasoviqit t’i takojë Serbisë në demarkimin e ri që do të bëhet mes Kosovës e Serbisë”.
Baca Adem, Gebëlsi i Millosheviçit,Vuçiçi me ndihmën e konspiracionistëve shqipfolës tentoj ta rrëmbejë Trepçen, vlera e të cilës është e barbartë me buxhetin 100 vjeçar të Shtetit të Kosovës, por Qeveria Haradinaj e shpalli atë pasuri shtetërore dhe e parandaloj.
Në Samitin e Berlinit, ndonse i vetëm bashkëluftëtari i juaj ish Kryeministri Haradinaj u ba barrikadë e pakapërcyeshme e skenarëve për ndarjen e Kosovës, dhe shterroj ëndrrat serbiane për Serbinë e madhe apo Jugosllavinë e re.
Fatkeqësisht në këtë skenar janë përfshirë me Vuçiçin Kryeministri ynë Rama e bashkëluftëtari juaj Presidenti Hashim Thaçi.
I çmendur nga dëshperimi për deshtimin, Kryeministri ynë me sivëllaun e tij Vuçiçin ideuan miniShengenin Ballkanik për të aneksuar Kosovën dhe krijimin e bajpaseve detare për Serbinë.
Paturpësia e Edi Ramës arriti deri aty sa ta padisë gjoja për shpifje bashkëluftëtarin tuaj, ish Kryeministrin e Kosovës z Ramush Haradinaj.
Baca Adem, Ramush Haradinaj i vendosi taksë Serbisë ndërsa Edi Rama u vendosi taksë shqiptarëve në Rrugën e Kombit dhe krijoj kufijë të ri, për shembien e të cilëve ju e dhatë jetën tuaj dhe sakrifikuat familjen.
Kryeministri ynë Edi Rama i kërkon Kryeministrit Albin Kurti ti heqë taksën Serbisë dhe deklaron nëpër studiot televizive se kosovarët e paguajnë taksën e Rrugës Kombit me krenari.
Baca Adem, kuislingët, esadistët, zervistët, kanë rrëmbyer pushtetin, dhe po luajnë pokër me demokracinë dhe Kombin tonë.