Ne jemi sigurisht të shqetësuar dhe për këtë kemi arsye! Po ata që duhet të përballen me sëmundjen, ta kenë një metër pranë dhe të mos dinë se çfarë të bëjnë, kur armiku është i fuqishëm dhe kërcet dhëmbët e pista.
Ata duhet të jenë të parët në çdo betejë shëndetësore, edhe kur fiton pacienti me sëmundjen edhe kur ai e humbet luftën me të, pikërisht janë ata që përgëzohen, janë ata që kritikohen, janë ata që sulmohen, që vriten e që përgojohen.
Ne duhet të luftojmë bashkë me ta, për të qenë një ndihmë dhe krahë i djathtë për të mirën e familjarëve tanë dhe të afërmëve apo të njohurve. Duhet mirkuptim mbi të gjitha, pasi edhe ata janë prindër, janë gjyshër, janë njerëz mbi të gjitha dhe janë aty për një mision hyjnor.
Janë ata që rikthejnë në jetë frymën njerzore, janë ata që jetojnë me ankthin, frikën për humbjen e ndonjë pacienti. Ne nuk duhet ti falenderojmë dhe shkruajmë për ta në këto situata të tilla, por edhe kur ata ndihen të lodhur dhe në dhomat e tyre të shërbimit i zë gjumi të drobitur. Janë ata që kanë ndikimin e zotit, që janë krahu i djathtë i zotit. Unë do të duartrokas përherë për ta si në të mirë edhe në të keq.
Dhe kjo duartrokitje e sotme shkon për Qëndrën Shëndetësore Brataj dhe personelin mjeksor të saj me në krye mjeken Afërdita Goxhaj , e cila ka dëgjuar thirrjen e brendëshme të saj dhe të gjithë komunitetit që ajo përfaqëson dhe qëndron pranë tyre qoft edhe për tu dhënë pak motiv dhe pozitivitet se jeta është e bukur edhe pas një lufte të fortë. FALEMINDERIT MJEK DHE MJEKE NË GJITHË SHQIPËRINË QË QËNDRONI PRANË TË SËMURËVE DHE SHPËTONI JETË.