Daniel Aronov, një kirurg estetik dhe yll i TikTok-ut, i është ndaluar të kryejë operacione kozmetike në AUstrali.
Sipas medieve të huaja, Aronov, i cili grumbulloi mbi 13 milionë ndjekës për shakatë, vallëzimet dhe përmbajtjet edukative rreth mjekësisë, si dhe videot që tregonin disa nga procedurat e tij, u ndalua nga kryerja e të gjitha llojeve të operacioneve estetike dhe u urdhërua nga Agjencia Australiane e Rregullatorit të Mjekut Shëndetësor që të fshijë postimet në mediet sociale.
Llogaria e tij në TikTok u zhduk dy javë më parë. Llogaria e tij në Instagram, ku kishte mbi 500 mijë ndjekës dhe faqja e tij OnlyFans janë hequr nga sistemi.
Kjo pasoi urdhrat e agjencisë australiane për të hequr të gjithë materialin në mediet sociale që kishte të bënte me procedurat kozmetike dhe kirurgjikale, raportoi Newsweek.