Ka përfunduar me fitoren e të kuqve derbi i sotëm i kryeqytetit. Partizani fiton me rezultatin 2-1 derbin ndaj Tiranës dhe jep sinjale se janë dhe ata në garë këtë kampionat. Në pjesën e parë të kuqtë shënuan dy herë me Solomon dhe William, ndërsa për Tiranën shënoi Hasani në të dytën. Një ndeshje e tensionuar e cila mori vëmendjen e të gjithëve në fillimin e saj me incidentit e krijuar.
Pas ndeshjes ka reaguar dhe zv.kryeministri Erion Braçe në Instagram, i cili e ka quajtur Tiranën “të zezë” dhe ka thumbuar në fund gazetarin Peka. Një vëmendje të veçantë Braçë ia ka kushtuar dhe një prej banderolave të hapura nga tifozët e Tiranës, përcjell sportnews
Më poshtë postimi i plot i Erion Braçes:
“NE E KUQJA! JU E ZEZA!
Keshtu do jete perhere!
Ky qytet ishte, eshte, do jete i kuq!
Nuk mundet, nuk mposhtet!
Cunat e Kuq,
e kisha bindje qe do sheroheshim bashke, do sheroheshim duke fituar,
ju e bete, bashke, sup me sup,
ne krah te njeri tjetrit!
Bravo bravo bravo,
ky qytet eshte kalaja juaj,
prej jush dhe e jona,
cdo tifozi te Partizanit!
Tani dy fjale te tjera;
Fashizmi nuk ka vend kerkund,
ne futboll kurre kurre!
Shiheni parullen fashiste!
Gjithe bota eshte cuar ne kembe kunder racizmit por as qe imagjinohet fashizmi!
Shihni dhe foton tjeter;
Urrejtja eshte po kaq e neveritshme,
keta pak urrejtes duke djegur flamurin e ekipit kundershtar!
E gjitha,
ne sy te Presidentit te Federates Shqiptare te Futbollit qe njeheresh eshte anetar i komitetit egzekutiv te UEFA-s.
Nese do e tolerosh Fashizmin e Urrejtjen, turp per kete institucion!
E fundit,
po shoh tani ne TV ca qe para ndeshjes me autoritet te madh parashikuan rezultatin;
E paskan harruar!
Po mire po turp a keni?
Se thote robi,
ndjese ja futa kot, fituat!
Tani dicka personale;
Me pelqen shume qe e mbani ne goje emrin tim!
Patjeter, ta mbani ne goje emrin tim sa te doni; tju rrije mire e ta keni gojen plot!
E kuptoni;
Keni kryetifoz Qim Peken eeeeeej!
O zooooot Qim Peka!”, shkruan zv.Kryeministri në Instagram.