Erërat e forta dhe stuhitë godasin Italinë (Fotot)

Erërat e forta dhe stuhitë godasin Italinë (Fotot)

641
0

 

Tre viktima janë shënuar së fundmi në Itali për shkak të motit të keq që e ka përfshirë shtetin fqinj. Mësohet se erërat e forta dhe shirat e dendura në zonën e Fiumicinos kanë shkaktuar përmbytje dhe fatkeqësisht jo vetëm kaq.

545aede15abe642446e24423fd45a66d.jpg

Një 27-vjeçare ka gjetur vdekjen teksa ishte duke udhëtuar me makinë. Sipas familjarëve ajo kishte shkuar për të blerë cigare në një stacion benzine pranë shtëpisë së saj, kur era e fortë shkaktoi aksidentin e fluturoi dhejtëra metra larg.

564d34685644d20781b96353f376c5c6.jpg

Një 72-vjeçar u gjet i vdekur në Arezzo. Ai kishte humbur mbrëmë kontaktet me familjen dhe makina e tij ishte e boshatisur pranë një nënkalimi Ristradelle. Ndërkohë trupi i të moshuarit u gjet në një kanal kullimi në mes të baltës dhe mbeturinave, jo shumë larg makinës së mbingarkuar nga përmbytja, pranë fushës sportive të Olmo.

a534fb131362eb2c33ad973117e5f729.jpg

Gjithashtu ditën e djeshme një atlete 45-vjeçare norvegjeze u vra nga rrufeja gjatë Suedtirol Ultra Skyrace, një garë malore prej 121 km që filloi dhe përfundoi në Bolzano.

 

Rreth orës 19:00, gruaja u godit nga rrufeja gjatë një stuhie në afërsi të Liqenit San Pancrazio, 2100 metra mbi nivelin e detit, në malet midis Val Sarentinit dhe Val Passirisë.

 

Pavarësisht ndërhyrjes së ndihmës së shpejtë me helikopter, ajo vdiq dhe grupi i atletëve norvegjezë, të cilët nuk ishin të informuar që ajo zonë ishte izoluar, ndërprenë menjëherë garën.

 

Mediat italiane raportojnë se dëmet materiale janë të shumat, shumë shtëpi janë shkatërruar, shkollat janë dëmtuar, pemët janë thyer dhe makinat janë përmbysur.