Operacioni policor i koduar “Truma” ka vene ne pranga dy shtetase, te akuzuara per veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
Policia e Shkodres ben me dije se ka arrestuar shtetaset Ersada Fregjaj, 28 vjeçe, banuese në Velipojë dhe Merita Bregu, 46 vjeçe, banuese në Shkodër.
Sipas policise, ato u kapen në vendin e quajtur “Truma”, ku në bashkëpunim me njëra-tjetrën, nëpërmjet kanosjes, i kanë marrë shumën 50 000 lekë një shtetaseje.
NJOFTIMI
Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, pas një pune të mirëorganizuar, u bë finalizimi i operacionit policor të koduar “TRUMA”, si rezultat i të cilit është bërë arrestimi në flagrancë i shtetaseve:
- F. 28 vjeçe, banuese në Velipojë, Shkodër dhe M. B. 46 vjeçe, banuese në Shkodër.
Kapja dhe arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Vasil Shanto”, në vendin e quajtur “Truma”, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, nëpërmjet kanosjes, i kanë marrë shumën 50 000 lekë një shtetaseje.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma 50 000 lekë dhe dy aparate celulare.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” e kryer në bashkëpunim.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Panorama” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.