Aaron Ramsey dhe Jack Wilshere kanë besimin e trajnerit të ri të Arsenalit, Unai Emery. Unai Emery do të zhvillojë bisedime me Aaron Ramsey dhe Jack Wilshere. Menaxheri i ri i Arsenalit dëshiron t’i mbajë të dy mesfushorët në ekip, me kontrata të reja në Emirates Stadium. Emery ka filluar punën si menaxher i Arsenalit. Andaj, ai nuk dëshiron të lejojë largimin e Ramseyt dhe Wilshere nga “Gunners”.