Eduard Halimi dorëzon mandatin e deputetit, ja arsyeja

Eduard Halimi dorëzon mandatin e deputetit, ja arsyeja

471
0

Deputeti Eduard Halimi bëri të ditur pak minuta më parë se ka dorëzuar mandatin e deputetit. Njoftimin e ka bërë vetë deputeti demokrat. Në shpjegimin që ai jep për këtë vendim arsyeton se e ka ndërmarre këtë veprim pasi do t’i përkushtohet një projekti që ka të bëjë me të drejtën ndërkombetare.

 

Postmi

 

Te dashur miq

 

Për mua ka qënë një privilegj të zgjidhem për të tretën herë deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Gjatë këtyre viteve kam kontribuar më përkushtim të plotë në politikë si njeri i çështjeve të drejtësisë. Sot kam dorëzuar mandatin e deputetit pasi nga nesër i përkushtohem një projekti të së drejtës ndërkombëtare private në një network në Ballkan, projekt që është afatgjatë dhe kërkon që vendimin ta marr sot. Kam qënë një njeri me fat në këto vite sepse kam pasur në krah bashkëpuntorë të shkëlqyer, të përkushtuar e të ndershëm me kontributin e te cilëve arrita të lija gjurmë, por mbi të gjitha që kam dalë faqebardhë nga të gjithë detyrat që kam pasur. Me punën e tyre ata i hoqën mundësinë kundërshtarëve politikë të hidhnin ndaj meje dhe atyre, baltën e kudogjendur në politikë. Ndaj dua ti falenderoj ata të gjithë sot publikisht. Dua të falenderoj Sali Berishën, që më dha mundësinë të kontriboj ne jetën politike të vendit në këto vite. Falenderoj Lulzim Bashën, për besimin në detyrat politike prej 2013, për bashkëpunimin e shkëlqyer në këto vite dhe për mirëkuptimin në çdo vendim prej ditës së parë e deri më sot.

 

Falenderoj të gjithë kolegët e nderuar të grupit parlamentar për gjithë bashkëpunimin në këto vite në politikë.

Së bashku ne i bëmë një shërbim të madh vendit me paketën ligjore të dekriminalizimit dhe paketën kushtetuese të drejtësisë në 22 korrik 2016.

 

Falenderim dhe mirënjohje për gjithë votuesit e PD në qarkun e Durrësit dhe Beratit që më zgjodhën 3 herë deputet të Kuvendit. Kontributi im në Partinë Demokratike do të vijojë për gjatë gjithë jetës sime si një antar i thjeshtë dhe i përkushtuar.

 

Falenderim mediave dhe gazetarëve të palodhur për bashkëpunimin në këto vite.

 

Shihemi së shpejti në një hapësirë tjetër të rrjeteve sociale.

 

Ju faleminderit të gjithëve, Eduard Halimi