Skënderbeu nuk ka marrë vetëm lajmë të këqija nga UEFA. Këtë herë organizmi më i lartë europian i futbollit njofton korçarët se mund të nisin dhe të përdorin Bajram Jashanicën. Bëhet fjalë për ndeshjet miqësore, pasi dënimi i mbrojtësit për shkak të përdorimit të substancave të ndaluara po shkon drejt fundit.
Për të parë Jashanicën në fushë dhe të rikthyer, duhet të presim datën 22 shkurt. Pikërisht është kjo data që UEFA ka lënë për mbrojtësin në fjalë që mund të ndiejë aromën e fushës së blertë në një ndeshje zyrtare. Një kohë që kalon shpejt për Jashanicën, që ka pritur me padurim për të dhënë kontributin e tij si në kohët e vjetëra.