Edhe hani, edhe dobësoheni/ Si të humbisni 2 kilogramë brenda 1 jave...

Edhe hani, edhe dobësoheni/ Si të humbisni 2 kilogramë brenda 1 jave me dietën me limon

354
0

Dembelizmi veror dhe abuzimi me pijet alkoolike, ëmbëlsirat dhe ushqimet e shpejta kanë shtuar disa kilogramë shumë tek gjithësecili prej nesh. Kilogramë që vihen re menjeherë rreth zonës së barkut sa herë që vishni bluzën e preferuar, apo dhe në zonën e ijeve dhe kofshëve. Nëse doni të humbisni peshë sa më shpejt të jetë e mundur, përveç aktivitetit fizik duhen bërë ndryshime serioze edhe në mënyrën si ushqeheni.

 

Do ju propozojmë një dietë të shpejtë që do bëjë të humbisni dy kilogramë brenda një jave. Kjo dietë është edhe ndër të preferuarat e vajzave gold të Hollywood-it si Beyoncé, Jessica Alba dhe modeles super seksi Giselle Bündchen.

 

Dita 1: lëngu i një kokrre limoni me një gotë ujë

Dita 2: lëngu i 2 limonave me 2 gota ujë

Dita 3: lëngu i 3 limonave me 3 gota ujë

Dita 4: lëngu i 4 limonave me 4gota ujë

Dita 5: lëngu i 5 limonave me 5 gota ujë

Dita 6: lëngu i 6 limonave me 6 gota ujë

Dita 7: lëngu i 3 limonave me 7 gota ujë

SHËNIM: Çdo gote mund t’i shtoni 2-3 lugë çaji mjaltë.

 

Gjatë kësaj kohe duhet të ushqeheni siç bëni zakonisht. Konsumoni 3 deri në 5 vakte në ditë, të pasura me të gjithë vlerat ushyese si vitaminat, proteinat, karbohidratet etj. Mos e privoni veten nga ushqimi ‘’i ndaluar’’ siç janë çokollatat dhe akulloret. E vetmja gjë që ju duhet të bëni është të pini vazhdimisht ujë me limon. Duhet të nisni ditën me një gotë ujë të ngrohtë me limon dhe ta vazhdoni me këshillat e mësipërme. Duke e kombinuar këtë dietë më 30 minuta ushtrim çdo ditë, rezultati do të jetë gjithmonë e më i dukshëm që në fundjavën e parë. Provojeni dhe ndani eksperiencën tuaj me ne.