E vrava se : “Më shau nga nëna”

E vrava se : “Më shau nga nëna”

420
0

Ky ishte shkaku qe autori i ekzekutimit Vilson Tafçiu vrau shokun e ngushte Noel Dishi

Vrasesi ka pranuar vrasjen e shokut të tij Vilson Tafçiu të ndodhur në zonën e Astirit në Tiranë pranë lokal ‘Artistit’.

Dishi është vetëdorëzuar mbrëmjen e djeshme dhe e ka mohuar krimin, duke thënë se nuk ka lidhje me këtë histori.

Ditën e sotme autori bërë një kthesë të papritur dhe e ka pranuar krimin. Sipas dëshmisë së tij viktima e ka sharë nga nëna dhe prandaj e ka qëlluar me armë. Pasi kreu krimin Dishi është larguar drejt Kavajës dhe ka qëndruar i fshehur në një hotel derisa u vetëdorëzua mbrëmjen e djeshme ne polici.

Unë lëvizja gjithmonë me armë me vete. Me vilsonin ishim shokë prej vitesh. Skam dashur e skam pasur qëllim ta vras. Të hënën shkova në Astri për të takuar Vilsonin. Unë gjithmonë lëvjza me armë me vete.

Kur e takova Vilsonin ai më shau nga nëna. U ndjeva shumë i ofenduar shkak për raportin që kishim.  Unë e kam marrë në shtëpi ssduhet të ma thoshte këtë gjë. U nervozova dhe e qëllova me armë. Pas krimit kam qëndruar me hotel në Kavajë”, ka deklaruar ai në polici.