E vërteta në gojën mediatike prodhon kundërshtarë/ Nga Zaim Kuçi*

E vërteta në gojën mediatike prodhon kundërshtarë/ Nga Zaim Kuçi*

1397
0

“La plume est plus forte que l’épée”.

“Pena është më e forte se shpata”, thonë francezet. Por unë do desha t’i shtoja thënies se “Pena gënjeshtër vret popullin e vet”.  Në boshllëkun që të afron statusi i padëshirueshëm pension i parakohshëm u përfshiva edhe unë me disa shkrime në media, duke rrokur tema për sigurine, mbrojtjen por nuk iu shmanga dhe atyre me përmbajtje sociale. Në shkrimet e mia nuk mbolla pakënaqësinë me sharje, nuk u mora me individin e paditur apo shpirtlig si drejtues, por u mundova aq sa më jep formimi dhe eksperienca të kontribuoj. Jam munduar të përcjell këtë mesazh që po e ndaj sot me ju:

Për ju që keni privilegjin që drejtoni këtë vend;

Për ju që përcillni mendimin e opinionit publik nëpërmjet TV dhe shtypit të lirë;

Edhe për ju që i shërbeni një klani të caktuar interesi;

Ju që shkruani të mira dhe mbroçkulla…;

Ju që flisni bukur gënjeshtrat dhe imoralitetin e shoqërisë sonë.;

Sa do desha që të bashkonit të gjithë ju vizionin, dëshirën dhe vullnetin në një objektiv të vetëm: të thoni vetëm të vërtetën dhe të gjenerojmë pozitiven. Ju të penës, largohuni nga eprorët kopuk, nga fjalët boshe që plotësojnë aq pak interesat tuaja, por që mbushin hambaret e pasurive të tyre. Kthehuni dhe dedikojani çdo gjë asaj të bukurës fjalë “të vërtetës”. Mos manipuloni më, jeni kthyer në paçavure që me fjalët e krimit të sheqerosur ju kapni ndonjë peshk në rrjetën e gënjeshtrave dhe helmoni gjithë basenin e jetes shqiptare. Le të hapim një rrugë të re komunikimi për ata që nuk munden të thonë atë që duan të bëjnë. Ata janë shumë, është tërë Shqipëria, janë të varfër dhe të mashtruar.

Togfjalëshi “të themi të vërtetën” duket se është një moral për të thënë dhe që ndodhet shumë larg realitetit. Jo, tek ky grumbull shkronjash unë shoh të ardhmen e vendit, shikoj ngushtë edhe interesin tim në se vërtet “e vërteta” nuk do të ketë fis, as ngjyrë, as flamur dhe nuk do të jetë e përzjerë me shpirtin arkaik tipik shqiptar. Siguroj se vetem kështu Shqiperia do të ecë më përpara se shtetet në krah saj dhe ne do të gjejmë të gjithë vendin në rrjeshtin e demokracisë evropiane.

Ne jemi të gjithë nga një vend me pasuri të pashtershme natyrore, minerare e ujore të pafundme. Kemi lindur dhe rritemi në këtë toke me bukuri të rralla malore, bregdetare, fushore dhe detare. Kemi të kaluar të bukur, kemi heronj frymëzimi, kemi monumente kulture që vijnë prej lashtesisë. Kemi potenciale njerëzore që do t’i kishte zili edhe vendet e zhvilluara të botës. Jam i sigurt për këtë, nuk është frymezim por realitet.

…por, kemi patur dhe kemi fatin më të keq, nuk kemi ditur të zgjedhim administratorët si dje dhe sot, ata janë bastard… le të shpresojmë për një mënyrë ndryshe dhe ndryshimi fillon nga: Pena.

“Të jesh i mirë është e lehtë, vështirë është të jesh i drejtë..! na këshillon Viktor Hugo.

Ju keshilloj, ju të penës kur të filloni shkrimin, analizën fillojeni me këtë thënie të Hygoit edhe pse e drejta prodhon kundërshtarë.

Nje shkrim ka një zemer që flet ndaj mos e tradhetoni atë… ata të politikës kanë mësuar pjesën e parë të thënies. Kjo ndodh dhe kjo është fasada e një politikani, ata janë të mirë…. Në këtë post demokracie shqiptare, Politikanët tanë kanë mësuar shumë bukur: “Après moi le déluge” që në shqip vjen: “Pas meje përmbytja”. Është semundje që kap Politikanët e kudo ndodhur ndaj bota është pis, e varfër dhe në luftë. Ja përse gazetarët e vertete, shkrimtarët e mëdhenj të botës gjejnë frymezim dhe i marrin si personazhe qesharake, négative në shkrimet e tyre.

 

*Ish-Atashe i Mbrojtjes i RSH në Paris, Kolonel